Procesi i numërimit të votave me postë ka arritur në 21 nga 57 vendvotime, ose 36.84% të totalit. Rezultatet e deritanishme tregojnë mbështetje të madhe për kandidatët kryesorë të partive politike.
Në radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kandidati më i votuar është Albin Kurti me 4,663 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 4,145 vota, Albulena Haxhiu me 3,125 vota, Hekuran Murati me 2,339 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 2,242 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 996 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 938 vota. Në pesëshen e parë janë edhe Ukë Rugova me 722 vota, Avdullah Hoti me 624 vota dhe Anton Quni me 616 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari deri tani është Bedri Hamza me 374 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 273 vota, Arian Tahiri me 219 vota, Sala Jashari me 184 vota dhe Vlora Çitaku me 174 vota.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), prin Ardian Gjini me 383 vota, i ndjekur shumë afër nga Ramush Haradinaj me 371 vota. Në vendin e tretë renditet Daut Haradinaj me 305 vota, pasuar nga Besnik Tahiri me 290 vota dhe Bekë Berisha me 217 vota.





