Home Maqedoni LAJM I MIRË për qytetarët! Aktivizohet Wi-Fi publik falas në qendër të...

LAJM I MIRË për qytetarët! Aktivizohet Wi-Fi publik falas në qendër të Kërçovës

1
0

Qytetarët dhe vizitorët e Kërçovë tashmë mund të shfrytëzojnë Wi-Fi publik falas në disa nga hapësirat më frekuentuara të qytetit.

Aktualisht, rrjeti është aktiv në:

Sheshin e Qytetit

Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”

Ndërkohë, në muajt në vijim pritet që internet falas të vendoset edhe në lokacionin pranë Gjimnazit Komunal.

Ky projekt realizohet në kuadër të iniciativës WiFi4WB, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa zbatohet nga GIZ si pjesë e projektit EU4Digital.

Qëllimi i iniciativës është ofrimi i internetit publik falas në komunat e Ballkani Perëndimor, sipas modelit të programit WiFi4EU, i cili ka mundësuar lidhje interneti falas në mijëra lokacione në mbarë Evropën.

Me këtë mbështetje, Komuna e Kërçovës vazhdon avancimin e shërbimeve publike dhe forcimin e lidhshmërisë digjitale për qytetarët dhe vizitorët.