Home Sport Cape Verde ishte vetëm pak sekonda larg historisë, por Messi dhe Argjentina...

Cape Verde ishte vetëm pak sekonda larg historisë, por Messi dhe Argjentina shpëtojnë në fund (VIDEO)

21
0

Argentina ka siguruar me shumë vështirësi kalimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Cape Verden me rezultatin 3-2 vetëm pas vazhdimeve, në një nga ndeshjet më dramatike të këtij edicioni.

Kampionët në fuqi e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi falë Lionel Messit, i cili realizoi golin e parë të Argjentinës dhe vazhdoi serinë e tij mbresëlënëse në këtë Botëror. Megjithatë, Cape Verde nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në pjesën e dytë, duke tronditur favoritët.

Në vazhdime, Argjentina kaloi sërish në epërsi me Lisandro Martínez, por skuadra afrikane reagoi edhe një herë, duke barazuar në 2-2 me një gol spektakolar dhe duke mbajtur gjallë ëndrrën për një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.

Kur gjithçka po shkonte drejt një fundi dramatik, Lionel Messi ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Cristian Romero fitoi duelin në ajër. Topi u devijua në portë nga mbrojtësi Diney Borges, duke u regjistruar si autogol dhe duke i dhënë Argjentinës fitoren 3-2 në minutat e fundit të kohës shtesë.

Pavarësisht eliminimit, Cape Verde fitoi respektin e tifozëve në mbarë botën me paraqitjen heroike. Kombëtarja debutuese në Kupën e Botës ishte shumë pranë një sensacioni historik ndaj kampionëve në fuqi dhe u largua nga turneu me kokën lart.

Me këtë fitore, Argjentina vazhdon mbrojtjen e titullit botëror dhe në fazën e 1/8 së finales do të përballet me Egjiptin, në një tjetër duel që pritet me shumë interes./Kercovanews

VIDEO:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here