Home Bota Ndërron jetë mërgimtari që punonte në Gjermani në vendin e tij të...

Ndërron jetë mërgimtari që punonte në Gjermani në vendin e tij të punës

1
0
Screenshot

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një 42-vjeçar me prejardhje nga Deçani, ka humbur jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes, raporton albinfo.ch.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan.