Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Kamzës ku për pasojë 1 person ka ndërruar jetë.
Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa autori është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.
I plagosuri është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.





