Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kuq e zi në objektin e komunës.
Ajo ka shpërndarë një video nga momenti i vendosjes së flamurit, derisa uron shqiptarët për festën e flamurit.
Fakti që për një lëvizje të tillë rrezikon gjobitjen nga shteti serb, nuk e ndaloi kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, që të valëviste flamurin kombëtar shqiptar në godinën e institucionit që drejton.
Sinani e përdori fjalimin e mbajtur me këtë rast si një mesazh për të përcjellë trishtimin e madh nga fakti që vetëm shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk u lejohet përdorimi i flamurit kombëtar.
Në mesazhin e saj të urimit, Ardita Sinani u shpreh se këtë vit për herë të parë kjo festë po organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Kryetarja e Preshevës theksoi se janë të vendosur për të vazhduar betejën për kërkuar barazi dhe respekt.
28 Nëntori, po festohet gjithandej ku ka shqiptarë, ku edhe janë organizuar aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj feste.