Home Maqedoni Vota e 10-të e Ajhan Sulkovskit vendos për kandidaten maqedonase, AKI: U...

Vota e 10-të e Ajhan Sulkovskit vendos për kandidaten maqedonase, AKI: U rrëzua kandidati shqiptar

1
0

Vota e Ajhan Sulkoskit vendos për Maqedonen e jo për Shqiptarin !

Sot, në mbledhjen e 11-të të Këshillit Komunal, u zgjodh udhëheqëse e “Kërçova Projekt” Milena Gjorgjioska Dimitrijoska.
Edhe pse ne, si grup këshilltarësh të AKI-së, kishim emrin e një profesionisti shqiptar, propozimi ynë ra nga vota e 10-të e Ajhan Sulkovskit.

Njëkohësisht, përzgjedhjen e Milenës e siguroi po vota e Ajhanit , Veprimet e kryesuesit të Këshillit dëshmojnë edhe një herë se ai nuk përfaqëson votën shqiptare me të cilën u bë këshilltar, por vazhdon të jetë pjesë e VMRO-së nën sloganin: “Kičevo je makedonski grad”.

Këtë e dëshmoi Ajhan Sulkovski edhe me shkarkimin e profesoreshës Teuta Purellku nga Komisioni për Emërime, pa asnjë kërkesë nga vetë profesoresha.

“Boll jemi munduar ta mbrojmë, por koalicioni i tyre e dorëzoi”, dhe kjo është puna e VMRO-së. I njëjti fat e pret edhe Ajhanin në momentin e parë kur nuk do të kenë më nevojë për të.
“Ndryshimi” që premtoi VLEN të ndodhë me të vërtetë është duke ndodhur…
Bashkimi i shqiptarëve është më i nevojshëm se kurrë. Shkruan këshilltari Shefki Imeti.