Home Shqiperi ‘Hajdutë, kush u ka paguar të vini këtu’/ Pritet me protesta delegacioni...

‘Hajdutë, kush u ka paguar të vini këtu’/ Pritet me protesta delegacioni që shoqëron Ramën në Londër

20
0

Janë pritur me protesta nga disa shqiptarë të Londrës, deputetët dhe kryebashkiakët socialistë që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama në takimin e parashikuar të mbahet ditën e sotme me diasporën.

Taulant Omi, shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle shoqëruesve të Ramës, kryetarit të Bashkisë së Koplikut, Tonin Marinaj, Pandeli Majkos, Alket Hysenit etj.

Omi ka pyetyr secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën.

“O hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp? Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?”, dëgjohet ai teksa u drejtohet socialistëve që dalin nga salla.

Sakaq, mësohet se të paktën 30 policë britanikë dhe punonjës të një kompanie private sigurie janë angazhuar për ruajtjen e eventit.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. 

Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here