Home Kosove Numërohen 25% e votave – Kurti prin bindshëm, ja diferenca ndaj rivalëve

Numërohen 25% e votave – Kurti prin bindshëm, ja diferenca ndaj rivalëve

10
0

Procesi i numërimit të votave për deputet është duke vazhduar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa deri më tani janë përpunuar afër çereku i votave.

Ndërkohë KQZ-ja planifikon që rezultatet përfundimtare t’i shpallë më 26 qershor dhe certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Nga votat e numëruara deri më tani, Albin Kurti ka marrë numrin më të madh të votave mbi 53 mijë, i ndjekur nga Glauk Konjufca me mbi 42 mijë, më pas radhitet Bedri Hamza me mbi 26 mijë vota, Albulena Haxhiu deri tani ka marrë mbi 24 mijë vota, dhe i pesti është Hekuran Murati me mbi 21 mijë vota. Ndërsa, numërimi i votave të diasporës ende nuk ka nisur.